Google ADS

Gjendet një mjet shpërthyes në Deçan

10:25 | 16 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Në fshatin Rastavicë të Deçanit është raportuar se një person duke lëvruar tokën ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, raporton Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësitë për deminim i KFOR-it të cilët kanë larguar mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes, shkruan arbresh.info.

“Fsh. Rastavicë, Deçan 14.06.2022 – 14:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke lëvruar token ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësitë për deminim i KFOR-it të cilët kanë larguar mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme