Gjendet një mjet i pashpërthyer në Klinë

19:28 | 12 Gusht 2018
Arbresh.info

Në fshatin Poterq i Epërm të Klinës, dje është gjetur një mjet i dyshuar. Njësitet policore kanë siguruar vendin për të punuar me ekskavator në mënyrë që të shihet se për çka bëhet fjalë.

Njësitet për deminim të FSK-së, siç ka njoftuar sot Policia, në mënyrë të sigurt kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në gjatës prej 30 centimetra që dyshohet se ka mbetur nga lufta e dytë botërore.

Mjeti është marrë me vete për tu ekzaminuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme