Google ADS

Gjendet një i zhdukur, deklaroi se kreu vjedhje në disa lokacione

11:56 | 31 Janar 2019
A. B.

Është gjetur personi i raportuar si i zhdukur në Pejë. Gjatë intervistimit në polici ka treguar se gjatë kohës sa ka qenë si i zhdukur, ka kryer disa vepra penale të vjedhjeve në lokacione të ndryshme

“Me vendim të prokurorit, i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka thënë policia.

Rr. “Xhevdet Hoti”, Pejë 19.01.2019-20:00. Në lidhje me rastin raportohet se me 30.01.2019 është paraqitur në stacion policor personi i raportuar si i zhdukur mashkull K/Egjiptian . Gjatë intervistimit i njëjti ka deklaruar që së bashku me një person tjetër, gjatë kohës sa ka qenë i raportuar si i zhdukur, ka kryer disa vepra penale të vjedhjeve në lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit, i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme