Google ADS

Gjendet një granat dore e pashpërthyer në Prishtinë

09:16 | 14 Mars 2024
E.H

Një granatë dore e pashpërthyer është gjetur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9 që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident.

“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë / 13.03.2024 – 21:34. Policia ka pranuar një informatë për gjetjen e një mjetit të pashpërthyer. Patrulla policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa ka dalë Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9 që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme