Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Pejë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës viktima ishte raportuar si i zhdukur rreth një javë më parë, shkruan arbresh.info.
Policia ka njoftuar gjithashtu se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Lidhur me rastin me datën 26.05.2019 viktima mashkull K/Shqiptar i raportuar si i zhdukur është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe mjeku i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Arbresh.info/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...