Gjendet i vdekur një person në varrezat e fshatit Gurakoc në Istog

17:46 | 24 Mars 2024
E.G

Një person është gjetur pa shenjta jete në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen”, tha ai.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente hetimore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme