Sot rreth orës 10:00 një person është gjetur pa shenja në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 67 vjeç.
“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, përfundoi Ahmeti. /arbresh.info/
Specialja cakton panelin e Gjykatës Kushtetues mbi dënimin e...
Rama në OKB: Shqipëria ishte viktimë e sulmeve kibernetike n...
Osmani takon Bill dhe Hillary Clinton: Liria e popullit ton...
Të jetosh nën hijen e Vezuvit
Pacolli takoi Ruton: Marrëdhëniet tona me Kenian po avancojn...
Gërvalla takon Ministren e Jashtme të Republikës së Afrikës ...