Google ADS

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

10:16 | 27 Qershor 2022
A. B.

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:11.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme