Google ADS

Gjendet i vdekur një 60 vjeçar në Prishtinë

21:11 | 30 Korrik 2021
A. B.

Një person 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 60 vjeç.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, deklaroi Borovci. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme