Google ADS

Gjendet i vdekur në banesën e tij një person në Prizren

22:21 | 1 Korrik 2024
E.G

Është gjetur i vdekur një person në banesën e tij në Prizren.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Policia ka pranuar informatë për një person pa shenja jete në një banesë në Prizren. Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore ku dhe kanë konstatuar vdekjen. Prokurori i rastit ka hapur hetimet për këtë rast”, tha Gashi. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale