Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vetëvrarë, personi i cili para disa ditësh ishte raportuar i zhdukur.
Bëhet fjalë për 30-vjeçarin nga Ferizaj, Leonard Mahmuti, i cili më 28 shkurt kishte dalë nga shtëpia në mesnatë dhe nuk ishte kthyer më.
Policia ka thënë se në konkludimin për vetëvrasje, kanë arritur pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe rrethanave.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Vetëvrasje në Ferizaj
Sot, reth orës 07:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është pa shenja jete. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i është liruar familjarëve .
Vëmendje, për të njejtin person policia rajonale e Ferizajt nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit të zhdukur Leonard Mahmuti, i cili me datën 28.02.2023 në mesnatë kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendodhjen e tij. /arbresh.info/
lexo edhe:
Zhduket një person në Ferizaj, policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e tij
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...