Google ADS

Gjendet i plagosur një person në Gjakovë

18:41 | 6 Shkurt 2022
A. B.

Sot ka ndodhur një plagosje në rajonin e Gjakovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, një person është vërejtur nga dëshmitarët me plagë në kokë e që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj deklaroi se viktima është i moshës 46 vjeçare dhe i njëjti ishte gjetur me shenja jete dhe më pas është dërguar për tretman në kuadër të Emergjencës.

“Me datë 06.02.2022 pas orës 13:00 Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë për një person i cili është vërejtur nga dëshmitarët me plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit në vendin e quajtur Shkugezë. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka konfirmuar rastin. Viktima i moshës 46 vjeç është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njëjti është dërguar në emergjencë. Po ashtu ne vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përgjegjëse ndërsa viktima është dërguar ne QKUK në gjendje të rëndë. Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Gjatë ekzaminimit vendit ngjarjes, janë gjetur një gëzhojë ne afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti. Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti nën hetime”, tha ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme