Një sasi eksplozivi i pa shpërthyer është gjetur në një veturë në Leposaviq mëngjesin e së martës.
Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ishin njësiti K9, EOD dhe KFOR-i amerikan. Mjeti shpërthyes është larguar për t’u dërguar në një zonë të sigurt pas pesë orësh.
“Sot rreth orës 11.00 Policia ka pranu informacion se nën një veturë në qytetin e Leposavicit gjondet një mjet i dyshimt i pashpërthyer. Policia ka reaguar menjëhere dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigj njësit relevante policore duke përfshir edhe Njësin K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFORI-it Amerikan”, tha Elshani.
“Mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16:20 është largu nga Vendi i ngjarjes. Në konsultim me Prokurorin, rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe po hetohet nga ana e jonë”./Arbresh.info/
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...