Google ADS

Gjendet e vdekur shqiptarja e zhdukur në Zvicër

00:31 | 4 Prill 2018
Trina Galanxhi

Mëngjesin e së martës, në Ebikon të Zvicrës është gjetur e vdekur shqiptarja e zhdukur ditë më parë, Naime Moni, njofton polizeinews.ch.

Policia zvicerane aktualisht nuk ka dyshime për ndonjë krim apo aksident, njofton albinfo.ch. Kohë më parë, Policia Kantonale e Lucernit kishte njoftuar se është zhdukur shqiptarja Naime Moni, e cila ka jetuar në Luzern të Zvicrës.

Sipas policisë, Naimja ka braktisur banesën e saj në Alfred Schindlerstrasse të shtunën, rreth orës 17:00, dhe deri më sot, kur u gjet e vdekur, nuk kishte asnjë informacion lidhur me vendndodhjen e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme