Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në Dardani, jetonte e vetme

21:48 | 4 Gusht 2022
E.H

Është gjetur pa shenja jete një grua e moshës 76 vjeçare në banesën e saj në lagjen Dardania në Prishtinë.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi

Sipas Krasniqit, e moshuara jetonte e vetme në banesën e saj.

Në vend ngjarje pos policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor emergjent.

Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorinë

“Në ora 13:33, policia është njoftuar se në lagjen Dardania Prishtinë, në një banesë, mund të jetë një trup i pajetë. Njësitet policore janë angazhuar në atë lokacion. Në një banesë është hasur pa shenja jete një grua (viti i lindjes 1946), e cila jetonte e vetme. Në vend ngjarje pos policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor emergjent. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/

Të ngjashme