Juristja me ngjyrë e cila u bë gruaja e parë nga komuniteti mysliman që shërbeu si gjykatëse në Amerikë, është gjetur e vdekur në lumin Hudson në Nju Jork.
Sheila Abdus-Salaam, 65-vjeçare e cila punonte si gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Nju Jork, u gjet pa shenja jete në anën perëndimore të Manhatanit, transmeton portali arbresh.info.
Policia nxori trupin e saj me rroba nga uji, ku edhe u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes. Familja e saj e identifikoi atë, ndërsa mbetet të kryhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Policia ka thënë se trupi i saj nuk tregon shenja dhune, por kanë refuzuar të spekulojnë për shkaqet e vdekjes.
Abdus-Salaam, me prejardhje nga Uashington DC, u bë gruaja e parë afrikano-amerikane që u caktua në Gjykatën e Apelit, kur guvernatori Demokrat Mario Cuomo e emëroi atë në gjykatën e lartë më 2013./Arbresh.info
Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...
Policia e Kosovës shqipton 1805 gjoba në trafik për 24 orë
Përleshje masive në Pejë, 10 personat e përfshirë përfundojn...
Messi zbulon emrat e tre portierëve më të mirë gjatë karrier...
Baerbock: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë