Në Kosovë kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e njerëzve të zhdukur. Madje së fundmi është raportuar për një të mitur nga Gjakova. Gjatë kohës sa e mitura u shpall e zhdukur nga familja, një person kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. I zhdukur është shpallur edhe një person tjetër nga Vushtrria, ku nga data 28 tetor, familja nuk din gjë për fatin e tij.
Nga policia kanë bërë të ditur se të miturën e kishe dhunuar një person i cili tashmë është në paraburgim.
Ndërsa deri më tani sipas Policisë së Kosovës, janë 190 persona të cilët janë shpallur të zhdukur nga familjarët e tyre.
Në mesin e 190 personave, është shpallur e zhdukur edhe e mitur nga Gjakova. E gjatë kohës që e mitura nuk po qëndronte afër familjes, u desh të ballafaqohej me diçka tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person i komunitetit ashkali kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
E njëjta pasi është gjetur nga policia iu ka nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në paraburgim.
“Në lidhje me rastin me 01.11.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali nën dyshimin se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër K/Rome ( e mitur) e cila ishte shpallur si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rastet e zhdukjes së qytetarëve në Kosovë nuk janë të rralla këto ditë.
Që nga 28 tetori, familja Krasniqi nga fshati Begaj i Vushtrrisë nuk di për vendodhjen e të afërmit të tyre, Musliut.
Të kontaktuar nga T7, familjarët e tij thanë se ai është larguar pa asnjë informacion, ndërkohë që shprehen se Musliu nuk kishte ndonjë problem.
Ata po kërkojnë ndihmë nga qytetarët për gjetjen e familjarit të tyre.
Disa raste të ngjashme ku familjarët i kishin lajmëruar anëtarët e tyre si të zhdukur në Policinë e Kosovës, nuk janë të pakta.
Nga Policia kanë thënë se vendndodhja e personave të zhdukur, identifikohet pas disa ditësh.
E janë gjithsej 190 raste të tilla të lajmëruara në Polici gjatë vitit 2019.
“Në shumicën dërmuese të rasteve pas pak ditësh gjendet se ku është ,,personi i zhdukur”, pra janë thjeshtë ka raste të largimeve nga shtëpia për shkaqe të ndryshme pa lajmëruar familjarët. Policia, gjatë këtij viti deri më 28.10.2019, ka iniciuar rreth 190 raste të tilla”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa gjatë vitit 2018, janë raportuar 248 raste të zhdukjes së njerëzve. Megjithatë nga Policia nuk treguan se sa prej tyre janë zgjidhur deri më tani.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...