Google ADS

Gjendet e dyshuara nga Prizreni që ishte në kërkim nga Policia

13:40 | 6 Shkurt 2024
K.B

Është gjetur e dyshuara që ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”, dje menjëherë pas publikimit të informatës.

Sot Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, ka njoftuar se falë bashkëpunimit me qytetarët e dyshuara është identifikuar dhe më nuk është ne kërkim.

“Dje policia ka shpërndarë në media kërkesën për identifikimin e një të dyshuare për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”, dje menjëherë pas publikimit të informatës , falë bashkëpunimit me qytetar e dyshuara është identifikuar dhe më nuk është ne kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan Arbresh.info

ndryshe, dje ( e hëne) Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje e cila akuzohet për shpërdorim të pasurisë së huaj-kuletës me të holla në Prizren.

Në njoftim thuhet se me datën 28.01.2024 rreth orës 20:55 një person derisa ishte duke dal nga automjeti në Prizren, i ka rënë kuleta në tokë.

Pas raportimit, nga kamerat e sigurisë nga policia është vërejtur se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim te panjohur.

“Lidhur me këtë janë siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet te ketë marr kuletën e ankuesit. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”, thuhet në njoftim.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, thuhet tutje në njoftim.

Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, apo në cilin do stacion të Policisë në Kosovë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme