Dogana e Kosovës njofton se kanë gjetur në një autobus një armë të zjarrit me 50 copë fishekë.
Në njoftimin për media thuhet se autobusi me targa vendore është ndalur në pikën kufitare në Merdarë dhe gjatë skanimit të disa valixheve, në njërën është gjetur arma, përcjell Arbresh.info.
Pas verifikimeve të mëtejshme, është konstatuar dhe gjetur pronari i valixhes.
“Arma dhe fishekët janë konfiskuar menjëherë dhe janë dorëzuar pranë Policisë Kufitare për procedura të mëtejshme ligjore. Policia e Kosovës ka marrë përsipër trajtimin dhe hetimin e këtij rasti, në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe të raportojnë çdo veprim të dyshimtë, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku për një mjedis më të sigurt.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...