Google ADS

Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë

10:32 | 23 Prill 2024
E.K

Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në Pejë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vajza është gjetur pa lëndime dhe është dërguar në shtëpinë e saj.

Ndryshe sot në raportin e policisë është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme një 12-vjeçare është zhdukur në Pejë. Policia është njoftuar nga babai i të miturës. Vajza sipas raportit të policisë kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk ishte kthyer./Arbresh.info

Lexo edhe:

Zhduket një 12 vjeçare në Pejë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme