Drejtoria e Inspektoratit ka ndërmarrë aksion në marketet ushqimore në Komunën e Podujevës për kontrollin e produkteve. Gjatë kontrollit janë gjetur produkte të ndryshme me afat të skaduar, njoftoi sot komuna në Facebook.
Komuna ka paralajmëruar se Drejtoria e Inspektoratit do të vazhdojë me aksione të tilla edhe ditëve në vijim.
“Drejtoria e Inspekcionit sot ka ndërmarrë një aksion në verifikimin e produkteve ushqimore rreth skadencës së tyre, me këtë rast ata kanë hasur në sasi të konsiderueshme të produkteve me afat të skaduar në markete të ndryshme dhe menjëherë kanë bërë konfiskimin dhe asgjësimin e mallit”, thuhet në njoftim.
Marketet janë gjobitur, ndërkohë është njoftuar edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës./arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...