Një person në Prizren ka raportuar në polici se ka hasur në një kuti metali ushtarake, brenda së cilët kishte disa krehër me municion dhe tri granata.
Lidhur me rastin, njësitet për deminim i policisë ka tërhequr 11 krehër me municion, gjithsej 54 plumba dhe tri granata dore.
“Prizren 10.09.2024-23:20. Ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një kuti metali ushtarake, brenda së cilës kishte disa krehër me municion të kalibrit të panjohur dhe tri granata dore të prodhimit të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr 11 krehër me municion, gjithësej 54 plumba dhe tri granata dore. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...