Gjenden mbetjet mortore të tre personave në Gjakovë

14:35 | 20 Prill 2018
Arbresh.info

Tarja Formisto, kryesues e departamentit të Mjekësisë Ligjore nga EULEX-i ka bërë të ditur se deri më tani janë gjetur mbetjet mortore të tre personave dhe dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.

Punimet që kanë filluar nga nëntori i vitit 2017 do të vazhdojnë edhe javën tjetër.

Formisto nuk ka dashur të krijojë spekulime për përkatësinë etnike të personave, pasi një gjë e tillë do të merret vesh përmes analizave të ADN-së.

Mbetjet mortore në Gjakovë janë gjetur afër ish-ndërmarrjes “Metaliku”.

 

Të ngjashme