Gjenden mbetje mortore në Podujevë, dyshohet të jenë të një individi nga personat e zhdukur gjatë luftës

16:25 | 26 Korrik 2024
K.B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se sot në në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, janë gjetur mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë.

“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, shkruan Haxhiu./Arbresh.info/

Të ngjashme