Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur (KQPZh), njofton janë gjetur disa mbetje mortore në lagjen Matiqan të Prishtinës.
Sipas KQPZh-së, eshtrat mund të jenë të një individi që mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur, shkruan Arbresh.info.
Tujte, Komisoni njofton se këto gërmime janë vazhdimësi e gërmimeve të realizuara gjatë muajit Maj.
“Pas disa orë gërmimeve, bazuar në informatat plotësuese, në lokacionin në Mat janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore (eshtrat) të një individi, që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet e realizuara sot, janë vazhdimësi e gërmimeve të realizuara gjatë muajit Maj në këtë lokacion që po ashtu kishin rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime të luftës. “, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...