Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur (KQPZh), njofton janë gjetur disa mbetje mortore në Bishtazhin të Gjakovës.
Sipas KQPZh-së, eshtrat e gjetur potencialisht i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
“Në vazhdën e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, EULEX-it dhe KNKK, janë duke kryer gërmime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakovës”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, rezultati i eshtrave të gjetura do të bëhet publik pas analizave të ADN-së./Arbresh.info
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...