Gjenden eshtrat e një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë

17:49 | 5 Tetor 2023
E.K

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hasur në gjetje eshtrore me interes forenzik që besohet se janë të trupit të njeriut i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se tërheqjen e gjetjeve eshtrore e ka kryer Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në IML për obduksion dhe identifikim, përcjell Arbresh.info.

“Po ashtu pas veprimeve të ndërmarra rreth këtij rasti, për këtë lokacion është lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore Departamenti Special- Prishtinë dhe ky vend mban Kodin TWE”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Lexo edhe:

Gjenden mbetje mortore në lagjen Matiqan të Prishtinës, dyshohen të jenë të luftës së fundit  

Të ngjashme