Google ADS

Gjenden eshtra të personave të zhdukur në Prekaz të Skenderajt

10:54 | 9 Nëntor 2023
L G

Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka hasur në mbetje mortore, që dyshohen të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Këto eshtra, sipas kryetarit të  Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Andin Hoti, dyshohet të jenë të personave të zhdukur Prekaz të Skenderajt, raporton Arbresh.info.

“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj. Pas disa orë gërmimeve, ekipet kanë hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave”, shkruan Hoti në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme