Një person në Kamenicë ka raportuar të martën në polici se derisa ishte duke kryer disa punime, ka hasur në dy shishe plastike me 181 copë fishekë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, ku nga njësia e forenzikës është bërë tërheqja e mjeteve, përcjell Arbresh.info.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është duke u hetuar.
“Kamenicë 15.08.2023-11:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke kryer disa punime ka hasur në dy shishe plastike me 181 copë fishekë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore, ku nga njësia e forenzikës është bërë tërheqja e mjeteve. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...