Dy persona në dy raste të ndara, janë raportuar të vdekur sot gjatë ditës në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka dhënë detaje rreth rasteve.
Bytyqi tha se në rastin e parë, një 72-vjeçar është gjetur pa shenja jetë rreth orës 11:00 në rrugën “Shaip Spahiu”.
“Me datë 28.10.2024 pak para orës 11:00, në rrugën Shuaip SPAHIU në Prizren është raportuar se është has një person pa shenja jete, patrulla i është përgjigjur rastit dhe është informuar urgjenca dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dalë në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është B.K. mashkull rreth 72-vjeçar”, ka thënë Bytyqi.
Ndërsa në rastin e dytë, Bytyqi tha se rreth orës 14:00 në rrugën “Adem Jashari” një 59-vjeçar është gjetur një person i shtrirë në tokë pa ndjenja, dhe pas dhënies së ndihmës së parë të njëjti i është rikthyer vetëdija.
Mirëpo më vonë, Spitali Rajonal ka njoftuar vdekjen e tij.
“Me datë 28.10.2024, rreth orës 14:00 ,rrugën Adem jashari në Prizren është raportuar se është has një person i shtrirë në tokë pa ndjenja, patrulla i është përgjigjur rastit i eshte dhënë ndihma e parë dhe është informuar emergjenca e cila pasi personit ia ka kthyer vetëdijën e kanë marr në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Me vonë rreth orë 15:30 nga Spitali Rajonale jemi informuar se viktima ka vdekur. Është njoftuar prokurori dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dal në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është N.Sh. mashkull rreth 59-vjeçar”, ka shtuar Bytyqi./Arbresh.info
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...