Google ADS

Gjenden dy mjete të dyshimta në Gjakovë

09:04 | 3 Korrik 2024
K.B

Dy mjete të dyshimta janë gjetur në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.

Siç njofton policia, një burrë derisa ishte duke punuar një livadh ka vërejtur dy mjete të dyshimta.

Policia thekson se njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për deminim e FSK-së.

“Fshati Babaj i Bokës, Gjakovë 02.07.2024 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një livadh ka vërejtur dy mjete të dyshimta. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë deminimin e mjeteve të dyshimta në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme