Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka folur rreth dyshimeve për krime lufte ndaj serbit nga Suhareka, Bodan Mitroviq.
“I njejti është i dyshuar për krime të luftës gjatë viteve 98-99 në Republikën e Kosovës dhe Prokuroria është duke i kryer të gjitha hetimet,” është shprehur Lumezi, raporton arbresh.info.
Ai thotë se tashmë Prokuroria ka dëgjuar dëshmitarët nga Suhareka, dhe anëtarët e familjes së viktimës, dhe shton se janë marrë disa informacione dhe disa dëshmi, të cilat janë relevante për prokurorinë e shtetit.
“Jemi duke marrë edhe prova të tjera dhe duke shqyrtuar informacione të tjera dhe shpresoj që shumë shpejtë do të dalim me një vendim përfundimtar.”
Ai thotë se nëse nga provat e mbledhura rezulton që Mitroviqi nuk ka qenë i përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës gjatë asaj periudhe, sigurisht që do të mbyllim hetimet dhe do të lëshojmë në liri.
Por, në anën tjetër sipas Lumezit, nëse gjatë kësaj faze të procedurës penale sigurojmë informacione dhe prova të cilat mbështeten edhe në legjislacionin penal të Kosovës po edhe në Konventën e Gjenevës për krime të luftës atëherë sigurisht që do të kemi një aktakuzë kundër tij.
Policia e Kosovës, një muaj më parë në hyrje të autostradës në Reshtan të Suharekës ka arrestuar 74 vjeçarin me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Beogradi zyrtar e pati quajtur si “vazhdim i politikës së spastrimit etnik të popullit serb”./arbresh.info/
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...