Policia e Kosovës ka gjetur nëntë granata dore të pashpërthyera.
Sipas raportit 24 orësh rasti ka ndodhur në Prizren mëngjesin e së dielës, shkruan arbresh.info
Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për deminim, kanë shpërthyer një granatë në vendin e ngjarjes, ndërsa tetë të tjera i kanë tërhequr për trajtim të mëtejmë.
“Prizren 30.01.2022 – 08:50.Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për mjete të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin dyshohet se janë nëntë (9) mjete të pashpërthyera, granata dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë (8) të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë për trajtimin të mëtejshëm”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...