51 qese të vogla me substancë narkotike janë gjetur jashtë perimetrit të murit rrethues të Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) qesja dyshohet se ishte hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme, shkruan arbresh.info.
“Sot, rreth orës 14: 20 në Qendrën e Korrektuese Dubravë, gjatë një patrullimi të bërë nga Njësiti Intervenues, jashtë perimetrit të murit rrethues është gjetur një qese e mbushur me substancë te dyshuar narkotike. Pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 51 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç , të cilat dyshohet se janë substancë narkotike. Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme, ndërsa vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës se dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...