Gjenden 24 jelekë vetëvrasës, katër në pranga

13:09 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Policia në Turqi thotë se ka arrestuar katër anëtarë të ISIS-it dhe ka gjetur 24 jelekë vetëvrasës të pashpërthyer.

Sipas policisë nëse nuk do të arrestoheshin të dyshuarit një sulm i “bujshëm” do të kishte ndodhur, transmeton portali arbresh.info.

Rreth 150 kilogramë eksplozivë, dy pushkë automatike dhe materiale të ndryshme janë konfiskuar gjatë bastisjes.

Agjencia e lajmeve Anadolu raporton që të dyshuarit janë arrestuar gjatë një operacioni policor në Gaziantep, në afërsi të kufirit me Sirinë.

Nuk është e qartë nëse të dyshuarit kishin kaluar përmes kufirit të Sirisë apo jo.

Vitin e shkuar Turqia ishte viktimë e disa sulmeve vdekjeprurëse të kryera nga Shteti Islamik apo militantët kurdë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme