Policia e Prizrenit ka njoftuar se një qytetar ka gjetur një portofol me do0kumente dhe para të cilat i ka dorëzuar në polici
Rasti ka ndodhur më 15 maj, ndërkaq qytetari e ka gjetur portofolin në oborrin e një qendre tregtare.
“Me datë 15 maj 2021, një veprim i mirë i një qytetari në Prizren, tregoj një kulturë te një qytetari të mirë, pasi në oborrin e një qendre tregtare, e gjeti një portofol me dokumente dhe para të konsiderueshme. Të njëjtat i dorëzoi menjëherë në polici”.
Në stacionin e policisë është paraqitur edhe personi të cilit i përket portofoli.
“Pas pak, në stacionin policor në Prizren, u paraqit edhe viktima e këtij rasti i cili kishte humbur këtë portofol, dhe në momentin që e paraqiti rastin, i njëjti u informua nga policia se dokumentet dhe paratë janë dorëzuar në polici nga një qytetar i cili i kishte gjetur dhe dorëzuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Prizrenit./arbresh.info/
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë