Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka thënë se pas shumë vitesh Tuzit iu kthye statusi që i është hequr padrejtësisht.
Gjeloshaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se partitë politike shqiptare prej 30 vitesh kishin kërkesë themelimin e Komunës së Tuzit.
“Nuk donim që të mendonim asnjë moment që të lëmë ndonjë hapësirë që Tuzi të mos qeverisej nga partitë shqiptare. Marrëveshja mes partive shqiptare është bërë shumë shpejt dhe shumë kohë më herët para se të mbaheshin zgjedhjet”.
Kryetari i Komunës së Tuzit ka thënë se kanë punuar shumë gjatë fushatës por kanë qenë shumë të kujdesshëm në raport me rivalët politikë.
“Na kanë provokuar edhe sulmuar në rrjete sociale, por ne asnjëherë nuk u jemi përgjigjur pasi kemi punuar mjaft shumë dhe e kemi ditur që fitorja është e jona”.
Gjeloshaj ka thënë se bashkimi i subjekteve politike shqiptare ka zënë të papërgatitur edhe opinionin dhe votuesin shqiptar në Mal të Zi.
“Mendoj që një pjesë të trupit votues shqiptarë e kemi zënë të “papërgatitur” dhe për këtë arsye ka pasur një mobilizim të madh”.
Sipas tij në Ulqin shqiptarët kanë dalë me tri lista zgjedhore, dhe të njëjtën nëse do të kishin bërë koalicion edhe pas zgjedhjeve do të merrnin kryetarin e Ulqinit.
“Problemi është se partitë shqiptare në Ulqin edhe pas zgjedhjeve përkundër që kishin shumicën, nuk bënë koalicion por iu bashkuan partisë së Gjukanoviçit. Tani kjo pati efekt psikologjik edhe të shqiptarët në Tuz dhe shpesh dyshonin se mos edhe ne do të vepronim njëjtë pas zgjedhjeve”, tha ndër të tjera Nik Gjeloshaj
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...