Gjatë vitit 2018-të, 300 pacientë përfituan nga fondi për trajtim jashtë vendit

21:28 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat e qytetarëve për tu trajtuar jashtë institucioneve publike shëndetësore të Kosovës.

Kjo për shkak të sëmundjeve të rënda për të cilat kërkohet trajtim jashtë vendit.

Në vitin 2015 Qeveria pati ndarë 6 milionë për Programin e Trajtimit Jashtë Vendit ose Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, pra brenda kësaj shume trajtohen edhe rastet e leukemisë edhe rastet e tjera, të cilat nuk mund të trajtohen në institucionet shëndetësore publike.

Udhëheqësi i Divizionit te Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë,Faik Hoti për Indeksonline ka treguar se për këta muaj të vitit 2018, 300 persona kanë aplikuar për të përfituar trajtim jashtë vendit. Ndërsa, për vitit 2017, Hoti thotë se pothuajse të gjithë që kanë aplikuar, kanë përfituar nga fondi.

“Me 2017 kane përfituar pothuaj te gjithë qe kane aplikuar, rreth 1900 raste. Me 2016-të ka pas diku rreth 1030 persona qe kane përfituar nga Programi I TJISHP. Ndërsa, këtë vit janë me së paku 300 aplikacione. Nga këto aplikacione të gjitha kanë fitu, vetëm në rast që si kanë plotësua kriteret. Por, aplikacionet shumica plotësohen me korrektësi, po aty ku mungon ndonjë dokumentacion, Zyra e TJV u sqaron palëve qysh te kompletohet” ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se ky fond mbulon 100% të shpenzimeve tek fëmijët, ndërsa të tjerët mbi 18 vjeç është 70 për qind.
“Te fëmijët Ministria e Shëndetësisë mbulon 100% shumen e trajtimit sipas çmimit referent qe është i përcaktuar për diagnoza të ndryshme. Kurse, te të tjerët mbi 18 vjeç 70% e çmimit referent te shërbimit sipas udhëzimit administrative për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike” ka thënë Hoti./Indeksonline

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme