Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka thënë se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e vazhdueshme dhe duhet të luftohet çdo ditë.
“Pasojat e korrupsionit janë shumë të mëdha për shoqërinë sepse korrupsioni drejtësinë e bënë jo efikase dëmton sektorin privat dhe duhet ta trajtojmë si një çështje me prioritet”, ka thënë Lumezi, gjatë mbledhjes së Këshillit Kundër Korrupsionit të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, raporton Arbresh.info.
Ai ka thënë se duhet të ketë vullnet politik të institucioneve të drejtësisë që të luftojnë korrupsionin.
“Ky mekanizëm parashikon që institucionet të bashkëpunojnë dhe të sjellin rezultate konkrete. Prokuroria Speciale duhet të ketë numër më të madh të prokurorëve speciale”, ka thënë ai.
Prokuroria sipas Lumezit gjatë vitit 2017 ka zgjidhur 412 kallëzime penale.
Lumezi ka thënë se në vitin 2017 prokuroria ka sekuestruar pasuri që është fituar kundërligjshëm e që kapin shifra deri në 15 milionë euro./Arbresh.info
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...