Dukuria e të shtënave me armë në hapësira të ndryshme kohën e fundit sikur po rritet. Lajme të shumta vijnë nga raporti i Policisë së Kosovës për këto raste, ku shpeshherë përfundojnë edhe në mënyrë tragjike.
Ndonëse në shumë raste nuk dihen shkaktarët e këtyre gjuajtjeve, Policia e Kosovës thotë se është duke kryer detyrën e saj sa i përket konfiskimit të armëve pa leje.
“Gjatë vitit 2016, policia ka konfiskuara 1292 armë dhe 25820 copë municion të llojeve të ndryshme. Kurse gjate tremujorit të parë të këtij viti ka konfiskuara 352 armë dhe 4357 copë municion”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Arbresh.info.
Policia e Kosovës po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që të lajmërojnë rastet e posedimit të armëve ilegale.
“Aktivitetet policore në këtë drejtim nuk përfshijnë vetëm konfiskimin dhe inicimin e rasteve për poseduesit e armës ilegale, por policia bënë edhe fushata sensibilizuese për mos përdorim të armëve të zjarrit.Policia e Kosovës në vazhdimësi ka kërkuar nga qytetarët që të lajmërojnë rastet e posedimit dhe përdorimit të ameve ilegale dhe në këtë aspekt falënderojmë qytetarët për përkrahje në këtë drejtim”, deklaron PK.
Arton Muçaj, udhëheqës i Divizionit për mallra ushtarake, transit dhe broker në Minsitrinë e Tregtisë dhe Industrisëka thënë për portalin Arbresh.info se për tu regjistruar bizneset, duke aplikuar edhe për veprimtaritë e bizneseve, bëhen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK).
“ Bizneset pasi të regjistrohen në ARBK, dhe që kanë fushë-veprimtari të import-exportit apo riexportit të armeve etj, dhe të cilat gjinden në listën e mallrave ushtarake të publikuar nëëeb faqen e MTI-së konkretisht DKTMS, duhet te regjistrohen edhe në regjistrin tonë në DKTMS dhe të pajisen me licenca”, ka thënë ai.
Ndërsa sipas Policisë së Kosovës kompania e cila ka bashkëpunim për shitjen e armëve është ‘Katana’, ndërsa në ueb faqen e ARBK-së është edhe kompania “Reload” në Graçanicë e cila merret me prodhimi e armëve dhe municionit./Valdete Berisha/Arbresh.info
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë