Agjërimi ka benefitet e tij të mira për shkak se bëhet shkrirja e masës dhjamore, dhe pushimi i organeve të tretjes, shkruan arbresh.info.
Sipas nutricionistes Dhurata Halabaku, personat të cilët agjërojnë gjatë muajit të ramazanit duhet të hanë bukë deri në tre herë, në iftar, pas taravive që mund ta konsiderojmë “drekë” dhe në syfyr.
“Gjatë muajit të Ramazanit ata që agjërojnë duhet të hanë bukë tre herë, në iftar, pasi që të falen taravitë dhe në kohën e syfyrit”, tha ajo.
Sipas saj gjatë kohës së iftarit dhe syfyrit duhet të hahen gjëra të lehta.
“Në kohën e iftarit duhet të hamë gjëra të lehta si supa, fruta të thata, një copë bukë dhe hurme pasi që përmban vitamina të mjaftueshme. Ndërsa në vaktin e ushqimit që mund të konsiderohet ‘dreka’ mas taravive mund të hamë çfarëdo lloj ushqimi që dëshirojmë, e në syfyr nuk duhet ta teprojmë dhe gjithmonë shkojmë me gjëra të lehta për lukthin dhe praktikohet të pimë ujë dhe çaja sa më shumë që të jetë e mundur”, sipas Dhurata Halabaku.
Ajo gjithashtu shton se nuk duhet të bëjmë ecje apo ushtrime gjatë kohës kur jemi me agjërim për shkak se lëngjet trupore mungojnë, por kjo mund të praktikohet pas kohës së iftarit.
“Gjatë ditës kur jemi duke agjëruar nuk rekomandohet sforcime të forta fizike për shkak të mungesës së lëngjeve rekomandohet që ecjet ose ushtrimet të bëhen pas kohës së iftarit”, shtoi Halabku.
Nutricionistja tregon se personat të cilët nuk duhet të agjërojnë janë ata persona që kanë sëmundje kronike, diabet, por edhe gratë shtatzëna, personat që udhëtojnë dhe ajo rekomandon që fëmijët deri në moshën 18 vjeçare nuk duhet ta praktikojnë agjërimin.
“Nuk duhet të agjërojnë personat me sëmundje kronike, personat me diabet, gratë shtatzëna, personat që udhëtojnë dhe unë rekomandoj që fëmijët deri në moshën 18 vjeçare mos ta praktikojnë agjërimin”, tha ajo.
Mesazhi i nutricionistes Dhurata Halabaku për të gjithë ata që agjërojnë është që t’i largojnë brumërat nga ushqimet e shpeshta gjatë Ramazanit, pijet me sheqerna dhe të bëjnë ecje dhe ushtrime sa më shumë që të munden pas iftarit.
Nga sot, besimtarët mysliman kanë filluar agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...