Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të udhëtojë të hënë drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Përveç Scholzit, në Samitin e Berlinit do të jenë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebstreit, bisedimet do të mbulojnë çështjet e bashkëpunimit rajonal, integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të BE-së dhe ndryshimin ekologjik dhe digjital në Ballkan, shkruan Finanzen, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, në margjinat e Procesit të Berlinit pritet të diskutohet edhe për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës, tha Hebestreit.
Pjesëmarrja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ende e pakonfirmuar dhe ende nuk dihet nëse i njëjti do të udhëtojë për në Tiranë, ndryshe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...