Me rastin e përfundimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe institucionet tjera, organizoi konferencë përmbyllëse.
Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku si dhe profesionistë shëndetësorë. Ajo tha se lufta kundër kancerit nuk ndalon vetëm në këtë muaj dhe se si ministri mbeten të përkushtuar në këtë betejë që secilës grua t’i mundësohet trajtimi i duhur.
“Në fillim të këtij muaji nisim fushatën duke vendosur mamografinë mobile në sheshin në Prishtinë, por edhe në veri të vendit. Dua të theksoj angazhimin që mos ta lëmë asnjë grua pa trajtim. Sipas të dhënave, është arritur të plotësohen 90% e kërkesave për barna në Klinikën e Onkologjisë”, tha Gexha-Bunjaku.
Ardita Baraku, drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, theksoi se sivjet është shënuar rritje e rasteve të kancerit të gjirit.
“Këtë vit ka pasur rritje të kancerit të gjirit, kurse gjatë vitit 2023 janë shënuar 623 raste. Mendoj që është e rëndësishme fuqia e ndërgjegjësimit, veprimet për përkrahje dhe solidaritet në përballje të kësaj sëmundje”, tha ajo.
Ilir Kurtishi, drejtor i Onkologjisë, tha se gjatë këtij viti ka pasur 332 raste të reja me kancer të gjirit dhe është sëmundja më dominonte tek ne.
Gjatë muajit tetor i cili njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, janë mbajtur aktivitete të ndryshme me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve të vazhdueshme, zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, njohjen e simptomave, dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.
Sipas statistikave çdo e 8-ta grua në botë është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit ndihmon në trajtim të suksesshëm të kësaj sëmundje./rtk
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...