Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë

16:48 | 29 Nëntor 2024
E.G

Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot me reshje shiu dhe bore.

Meteorologu, Mendim Rugova, se shtjella e dytë ciklonike që po mbizotëron mbi vendin tonë, ka bërë që ai ftohti i madh të zbutet pak.

“Një pjesë e frontit e cila ka depërtuar mbi rajonin tonë, ka sjell një formësim të një shtjelle të dytë ciklonike, dhe kjo po kalon mbi një pjesë jugore të rajonit. E kjo po i heq ato masat e ftohta ajrore, që kanë qenë mbi Evropën Qendrore. Dhe kjo ka ndikuar që këto reshje të shiut që filluan sot në mëngjes, tash të shndërrohen në reshje bore”, tha Rugova, në Klan Kosova.

“Në përgjithësi gjatë vikendit do të ketë të reshura shiu por edhe të borës”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme