Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masë së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”, si dhe pranë Gjykatës kompetente është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona. Ndërsa, me datë 09.02.2020 një person në Prizren, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të kryer autopsinë.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) të dyshuar janë ndaluar për shkak të veprës penale “Dhunimi”, kurse një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Kanosje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me propozim që masa e paraburgimit të mbahet në Institutin e kujdesit shëndetësor, ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar./arbresh.info/
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimet kërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
Prokuroria Speciale | / | / | / | / | / |
Prishtinë | / | 8 | 1 – 1 | / | / |
Prizren | / | 2 | 1 – 3 | / | / |
Pejë | / | 4 | / | / | / |
Gjilan | / | 2 | 2 – 2 | / | / |
Gjakovë | / | / | / | / | / |
Mitrovicë | / | / | / | / | / |
Ferizaj | / | 1 | / | / | / |
Totali | / | 17 | 4 – 6 | / | / |
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?