Gjatë 24 orëve të fundit, pesë gra ishin viktima të dhunës në familje

11:35 | 23 Shtator 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës në raportin e tyre, ka njoftuar së gjatë 24 orëve pesë gra kanë qenë viktima të dhunës në familje.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Ferizaj e Gjakovë.

Në Prishtinë një person kishte sulmuar bashkëshorten pas një mosmarrëveshje, ku i njëjti është dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info

Ndërsa në Podujevë një grua ka raportuar se është sulmuar nga një burrë, e i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjilan po ashtu një burrë është arrestuar, pasi ka sulmuar fizikisht një grua.

Edhe në Gjakovë një grua ka raportuar për sulm ndaj saj nga dy persona, ku të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rast të njëjtë pati edhe në komunën e Ferizajt, e ku një grua u sulmua fizikisht nën ndikimin e alkoolit. Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti që e kishte përdorur në rast dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme