Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nw shtatw Prokuroritë Themelore në vend janë ngritur gjithsej 43 aktakuza kundër 47 personave.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 43 aktakuza kundër 47 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë persona dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim, raporton Arbresh.info.
Sipas Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 11 persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave.
15 aktakuza kundër 16 personave, ka ngritur Prokuroria Themelore në Gjilan, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur vetëm një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra penale të ndryshme./Arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...