Policia e Kosovës përmes raportit për incidentet e shënuara gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë, ka bërë të ditur që në këtë interval kohor është shënuar një numër i madh i aksidenteve dhe i dënimeve të shqiptuara në trafik.
Statistikat e këtij raporti tregojnë se vetëm në 24 orëshin e fundit janë shënuar gjithsej 37 aksidente trafiku në të gjithë Kosovën, ku 14 nga to ishin me të lënduar, shkruan lajmi.net.
Numër i madh ishte edhe i gjobave të shqiptuara në trafik, ku Policia e Kosovës shqiptoi gjithsej 1037 dënime.
Ndryshe, ligji për gjobat e reja në komunikacion hyri në fuqi më datë 1 janar të vitit 2018, dhe nga atëherë është vërejtur një rritje e numrit të dënimeve të shqiptuara në trafik, mirëpo pa ulje të bilancit të aksidenteve.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...