Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kontrabandimi me mallra” dhe “Dhënia e ryshfetit”.
rokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në
familje.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale
“Dhuna në familje” si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar (një) 1 person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndalaur dy (2) persona të dyshaur në dy raste të ndara dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...