Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ndaluar katër (4) persona, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...